Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar pak ditë më parë se publikimi i rrogave do të behet një herë në vit dhe se kjo do të ishte një nga pyetjet që do të jetë në Këshillimin Kombëtar të radhës.
Zv.ministri i Financave, Besart Kadia në lidhje me këtë ta se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi kjo nuk do të thotë që verifikimi i stilit të jetesës do të bëhet për këdo, por vetëm për rastet kur dyshohet se ka kontradiktë të madhe mes pagës së deklaruar dhe jetës së shtrenjtë që bëjnë.
“Qeveria s’ka synim të hetojë stilin e jetës së gjithë shqiptarëve, por për ata që janë informale. Ka disa persona të paktën nga hetimet dhe diskutimet, është vënë re një kontradiktë, që shumë persona me një makinë luksoze kanë paga më të vogla se 100 mijë lekë të reja në muaj.
Qytetarët nuk duhet të frikësohen se shteti do merret me çdo njeri. Duhet theksuar se me daljen e pagave u bë dhe një konflikt i brendshëm mes punonjësve, u vunë re dhe gjëra që njerëzit dinin nën zë, por dhe u habitën, u vu re që kompani të mëdha kishin paga të vogla për punonjësit.
Disa shtete në vendet skandinave e kanë si praktikë që i kanë publike për të gjithë, me hetimet për 100 biznese, 51 % e punëtorëve kishin probleme me kontratat. Individi përballë biznesit, shpesh herë është i pafuqishëm, ka frikë se do humbasë vendin e punës dhe po informoj që ka abuzime në biznes”, u shpreh ai.