Një ditë më parë deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla ranë dakort që opozita të propozojë emra për president në dy raundet e ardhshme. Pas përçarjes së PD, u vu në diskutim nëse Enkelejd Alibeaj është përfaqësues i një grupimi prej 20 deputetësh apo jo nga opozita, pasi këto janë votat e nevojshme për të propozuar një emër si kandidat për president, sipas Kushtetutës.
Por Komisioni i Rithemelimit të PD shkon akoma më tej. Sipas Oerd Bylykbashit, marrëveshja është pjesë e një skeme që parashikon që Alibeaj do të propozojë një kandidat për President në raundin e dytë dhe të tretë dhe Edi Rama do ta votojë atë.
Pra, sipas Bylykbashit pakti mes Ramës dhe një pjese të opozitës shkon përtej asaj që duket dhe kjo që po ndodh nuk është thjesht produkt i ambicies për protagonizëm i Alibeajt.
“Me këtë akt Rama kërkon që kandidatin e tij të preferuar ta sjellë opozita e caktuar prej tij e ajo të sigurojë 84 votat për ta shitur si president konsensual”, tha ai.
“Dje më 18 maj 2022 pesë vite më pas u shpall një marrëveshje e re. Balla i dha të drejtën deputetit Alibeaj të propozojë kandidat ne raundin e dyte dhe te trete.
Me këtë akt Rama kërkon që kandidatin e tij të preferuar ta sjellë opozita e caktuar prej tij e ajo të sigurojë 84 votat për ta shitur si president konsensual.
Me marrëveshjen e djeshme Alibeaj ka marrë përsipër t’ja sigurojë këtë”, deklaroi Bylykbashi.