4 emra për Presidentin/ Opozita, e ndarë në dy pjesë nga bojkoti te propozimet

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar një takim me Mesila Dodën dhe Agron Dukën në Kryesinë e Kuvendit.

Sipas mediave me titra, në këtë takim është rënë dakord që të dalin me 4 emra kandidatësh për President.

Aleanca për Ndryshim ka dhënë emrin e Dashamir Shehit, ndërsa Mesila Doda do ta bëjë në një moment të dytë, pasi të konsultohet edhe një herë me grupin e saj.

Gjithashtu priten edhe dy emra nga  Enkelejd Alibeaj.

Nga ana tjetër, Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, përfaqësues i Rithemelimit, ka dënuar marrëveshjen e Enkelejd Alibeajt dhe mazhorancës, për propozimin e emrit të kandidatit për president në dy raundet e ardhshme.

Zjarr Tv Ad