Polici shqiptar zhvaste shoferët e Kosovës, prangoset nga autoritetet e vendit

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një efektiv policie përfundoi në prangat e oficerëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi akuzohet për dy vepra penale. Enea Qose, u arrestua pas ankesës së një shoferi nga Kosova, të cilit i kishte marrë ryshfet për një gjobë të vendosur ndaj tij.

Ndërkohë që në procesverbalin e konstatimit të shkeljes i kishte vendosur një gjobë prej 10 mijë lekësh të vjetra, shoferi nga Kosova i ka dhënë atij 50 euro. Rasti është regjistruar dy ditë më parë.

“Më datë 17.05.2022, nga ana oficerëve të policisë gjyqësore të Drejtorisë Rajonale të AMP Korçë u krye ndalimi i punonjësit të policisë të Seksionit të Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë, Inspektor E.Q., i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.

Ndalimi i tij u krye pas ankesës së një shtetasi nga Kosova, i cili pretendonte se i ishte vendosur një masë administrative në kundërshtim me ligjin në vlerën 6 mijë lekë. Ai sqaronte se punonjësit të Policisë E.Q. i kishte dhënë shumën prej 50 euro për shlyerjen e kësaj mase administrative.

Nga veprimet hetimore të kryera pas sekuestrimit të bllokut të masave administrative të punonjësit të policisë E.Q., rezulton se masa administrative me numrin përkatës të serisë është me vlerë 1 mijë lekë, gjë e cila tregon mospërputhje me fletën e masës administrative të paraqitur nga denoncuesi.

Në vazhdim të këqyrjes së blloqeve të administruar nga punonjësi i policisë, konstatohen raste të ngjashme edhe për shtetas të tjerë, kryesisht të huaj, për të cilat po bashkëpunohet me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me qëllim dokumentimin e plotë”, sqaroi Policia.

Zjarr Tv Ad