Rezoluta për Shqipërinë/ Parlamenti Europian voton raportin e Isabel Santos për hapjen e Konferencës Ndërqeveritare me Shqipërinë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rezoluta për Shqipërinë në Parlamentin Europian është votuar me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenim. Rezoluta në fjalë është përgatitur nga raportuesja e Shqipërisë në Parlamentin Europian, Isabel Santos. Ajo thekson progresin e Shqipërisë në reformat e integrimit europian gjatë vitit 2021.

Në këtë raport, Parlamenti Europian i kërkon Këshillit të Bashkimit Europian të hapë me shpejtësi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë  në BE.

Raporti i Isabel Santos pritet të diskutohet sot në Parlamentin Europian dhe do të paraqitet nga sy eurodeputetë, Angel DZHAMBAZKI dhe Andrey SLABAKOV.

Sipas Parlamentit Europian, mos hapja e negociatave përbën një kërcënim serioz për politikën e zgjerimit dhe dëmton reputacionin e Bashkimit Europian si partner i besueshëm dhe aktor serioz gjeopolitik në sytë e opinionit publik.

Këshillit të BE-së i kërkohet të marrë shpejt vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në dritën e kontekstit gjeostrategjik të luftës në Ukrainë dhe në veçanti aktiviteteve keqdashëse në rajonin e  Ballkanit Perëndimor, që synojnë cënimin e integrimit më të thellë të rajonit në Bashkimin Europian dhe stabilitetin e tyre politik.”

Zjarr Tv Ad