Më do, s’më do Belindi unë jam kandidat! Unë po tregoj halmin që kanë brenda /Ibsen Elezi takim me të rinjtë

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, ditën e sotme në ambientet e selisë blu po zhvillon një takim me të rinjtë demokratë.

Gjatë fjalës së tij, Elezi u bëri thirrje atyre që të çohen dhe të luftojnë për këtë vend, pasi sipas tij rinia është e ardhmja e këtij vendi dhe vetëm ata mund të sjellin demokracinë.

Ai theksoi se është kandidati për kreun e PD, ndonëse nga rradhët e deputetëve demokratë nuk ka një mbështetje të madhe.

“Do doja që njerzit mos talleshin sepse unë kam një karrierë të gjatë. Në momentin që unë hap gojë e di që kam të drejtë. Nëqëoftëse të ju vritet kurajo dhe shihet e vërteta, kush do ta shohi? Do ta shoh unë që kam fëmijë për të mbajtur që më marrin në tel dhe më thonë do të heqim nga puna, do të heqim copën e bukës. Prandaj ju jeni më të pavarur. Këtë parti po nuk u cuat ju ta bëni, harrojini këta që kanë drejtimi ne sotëm, nuk kanë kurajo.

Nëse kanë kurajo jam i pari që do u them Bravo u qoftë, por nuk kanë kurajo këta.Kam çështje gjyqësore që kam hapur, nuk funksionon sistemi i drejtësisë këtu.Kkëta nuk e njohin votën, me kuti kanë ardhur i kanë vjedhur votat. Në themelet e Demorkacisë sot jemi shumë të brishtë. Nuk kam punë unë as me Albanën, as me tjetrin, pse nuk di ti kem shokë unë. Sepse nëse ecim me sistemin që ti bëj unë shokë këta e kam rrugën e hapur. E kam patur rrugën e hapur me Lulzim Bashën në 2005 dhe nuk e kam pranuar, i kam thënë është turp.

Kam dashur të sjell një model të diskutimit dhe të vendosjes së rregullave që ky ekipi jonë të ngrihet në një nivel dhe e dyta aksion politik dhe aksion politik jo vetem në parlament por kudo që ky system të rrëzohet dhe të hapen një process i lirë demokratik. Me kërkesën me ju e kam për të biseduar për këtë aspekt, unë nuk vi pr çështje personale kur këtu ka probleme kaq të mëdha.

Më do, smë do mua Belindi unë jam kandidat. Njëri më tha ke gjuajtur helm, unë po tregoj helmin që kanë brenda, po them të vërtetën”, tha ai.

Zjarr Tv Ad