Leonard Demi propozohet si kandidat për President

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërkohë që vijon mbedhja e Grupit Parlamentar të PD-së, një tjetër emër është propozuar në sallë si një kandidaturë e mundshme për President. Ai është Leonard Demi, ish-deputet i PD, ish-kryetar i Komisionit të Sigurisë dhe ish-ambasador i Shqipërisë në NATO.

Demi është propozuar për President nga Ferdinand Xhaferaj.

“Padiskutim që ka shumë figura të nderuara, por Leonard Demi perfaqëson një personalitet të ndershëm, të edukuar, me përvojë, konsensual, me disa shkollime të plota në fushën e sigurisë, ish-ambasador në NATO, i dekoruar nga Presidenti Kosoves për përpjekjet për afrimin e Kosovës me NATO-n. Ai i bën nder institucionit të Presidentit dhe është nder për Kuvendin të votojë emrin e tij”, mësohet të ketë thënë Xhaferaj, ndërkohë që mbledhja vijon.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD kanë marrë pjesë 26 të kësaj partie, ku dy prej tyre janë online.

 

Deputetët prezentë në mbledhjen e Grupit Parlamentar:

1.Andia Ulliri

2.Lindita Metaliaj

3.Merita Bakiu

4.Selaudin Jakupllari

5.Kastriot Piroli

6.Kreshnik Collaku

7.Ferdinant Xhaferri

8.Lefter Geshtenja

9.Saimir Korreshi

10.Dhurata Cupi

11.Gazment Bardhi

12.Bledion Nallbati

13.Oriola Pampuri

14.Xhelal Mziu

15.Jorida Tabaku

16.Eralda Tase

17.Dashnor Sula

18.Flamur Hoxha

19.Enkelejd Alibeaj

20.Arbi Agalliu

21.Gerta Bardeli

22.Zef Hila

23.Ramadan Lika

Ilda Dhori

Zheni Gjergji (online)

Emilia Koloqi (online)

 

Raundi i dytë

Data 23 do të jetë dita kur pritet të ezaurohet edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit dhe nëse kjo nuk do të ndodhë, Parlamenti do të tentojë sërish në një raund të tretë më datë 30 maj. Synimi është gjetja e konsensusit mes palëve dhe sigurimi i 84 votave siç kërkon Kushtetuta për tre raundet e para.

PD ka hedhur tashmë disa emra në qarkullim si kandidatura të mundshme duke kërkuar mbështetjen nga maxhoranca për zgjedhjen e njërit prej tyre në raundin e parë, ndërsa socialistët kanë kërkuar të diskutohet duke mos i lënë atyre ekskluzivitetin e propozimit.

 

Çfarë ndodh tani?

Ashtu siç kishin kërkuar më herët krerët e grupeve parlamentare të opozitës, pritet që të arrihet më parë një konsensus mes tyre dhe më pas të negociohet me maxhorancën dhe duket se Alibeaj po tenton të bëjë këtë.

ABC mëson se Alibeaj pritet të takohet nesër me krerët e grupeve parlamentare të PR dhe PDIU. Qendrimi i mëparshëm i tyre ka qenë që të dëgjohen njëherë pretendimet e PD-së dhe më pas të dilet me një emër të përbashkët, gjë që ka bërë të mos nxjerrin një emër të tyrin.

 

Emrat e opozitës

PS e ka më të lehtë të zgjedhë një President me votat e saj në raundin e katërt dhe të pestë pasi duhen 71 vota. Megjithatë, palët po tentojnë të gjejnë një emër konsensual. Në lidhje me këtë, PD ka hedhur në qarkullim emra si Majlinda Bregu; Visar Zhiti; Ina Rama; Dritan Demiraj; Dashamir Shehi; Neritan Ceka dhe Arben Çejku si kandidatë të mundshëm për President. Sëfundmi, kësaj liste duket se do t’i shtohet edhe Leonard Demi.

Zjarr Tv Ad