Vijon mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku janë bërë propozime të ndryshme si kandidatë për postin e presidentit.
Burime bëjnë me dije se deputeti Kreshnik Çollaku ka propozuar që PD të dalë me emrin e Dashamir Shehit dhe Jorida Tabakut. Për Shehin janë shprehur pro dhe aleatët e Partisë Demokratike, duke bërë që kreu i LZHK-së të jetë një nga kandidatët e mundshëm.
Ndërkohë që propozimet e tjera janë:
Saimir Korreshi propozon Visar Zhitin
Mziu propozon Rexhep Ukën, Halim Kosovën dhe Dashamir Shehin
Flamur Hoxha propozon Arben Çejku
Propozimin e Arben Çejkut e kanë mbështetur edhe Zef Hila dhe Ramadan Lika
Dhurata Çupi propozon Leka Zogun
Ferdinand Xhaferraj ka propozuar Leonard Demin
Bledion Nallbati propozon për president Dritan Demirajn