Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me operacionin e sotëm të SPAK.
Përmes një reagimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se ky operacion është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese.
Mes të tjerash ai thekson se do i japë mbështetje këtyre nismave deri në fund.
“Operacioni i sotëm i SPAKUT dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund!”, shkruan Rama.