KE alarm për Shqipërinë, reagon Meta pas publikimit të raportit: Shumë shqetësuese përfshirja e vendit tonë në listën “gri”, dëmton besueshmërinë

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar nga “MONEYVAL”, në lidhje me përfshirjen e vendit në listën “gri” apo në listën e vendeve me rrezik të lartë për pastrimin e parave, ku u vu re se Shqipëria  ka zero progres në drejtim të masave për të luftuar këtë fenomen.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta e konsideron si tepër shqetësuese përfshirjen sërish të Shqipërisë në listën grit të Këshillit të Europës.

Sipas Metës përfshirje e vendin tonë në këtë listë dëmton rëndë besueshmërinë e investitorëve dhe progresin e vendit drejt BE.

“E konsideroj shumë shqetësues përfshirjen sërish të Shqipërisë në listën gri të Këshillit të Europës, në lidhje me luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, që dëmton rëndë besueshmërinë e investitorëve dhe progresin e vendit drejt Bashkimit Europian.

Shpreh keqardhjen e thellë për faktin se Shqipëria edhe pse vite më parë e kishte fituar këtë betejë dhe nuk renditej në këtë listë, tanimë sipas raportit të publikuar nga MONEYVAL i KiE-së, është vendosur në monitorim të zgjeruar dhe duhet të raportojë më tej për masat e marra në luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

Korrupsioni, praktikat abuzive, PPP-të dhe monopolet, janë të lidhura ngushtë me fenomenet negative që evidentohen nga raporti i MONEYVAL.

Shpreh bindjen se për sa kohë nuk ndëshkohen këto praktika, Shqipëria nuk do të ketë progres as në luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit”, shruan Meta.

Zjarr Tv Ad