Balla tregon pse u “prish” marrëveshja me PD: S’kishte dakordësi për formulën “2 nga 4”! Raundi i tretë mund të zhvillohet në 30 Maj

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka treguar se cila ishte marrëveshja për të cilën PS dhe PD nuk ranë dakord, që bëri që opozita të tërhiqej nga propozimi i një emri në raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit.

Sipas Ballës, mazhoranca nuk pranoi që opozita të vendoste 4 emra në tryezë dhe më pas të zgjidheshin 2 në dakordësi me të gjitha palët, teksa shtoi se nëse në raundin e dytë nuk do të ketë asnjë kandidat, raundi i tretë parashikohet të jetë në 30 Maj.

“Bëj thirrje që të rikthehemi në tryezën të ulemi dhe të diskutojmë emrat. Mund të ketë të tjerë që nuk i dimë, por kjo gjë duhet bërë me seriozitet. Dua të theksoj që nuk ka pasur pasur dakordësi për formulën ‘2 nga 4’. Nëse s’ka kandidat në raundin e dytë, atëherë raundi i tretë do të zhvillohet në 30 Maj”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad