Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në një ceremoni të zhvilluar në “Mairitim Hotel Plaza” ku morën pjesë ambasadorë dhe diplomatë të akredituar në Tiranë, Konsuj Nderi dhe personalite të biznesit e medias, u çel zyrtarisht Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, një nismë mjaft e rëndësishme dhe me ndikim pozitiv në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Dhoma ka për qëllim të favorizojë zhvillimin e marrëdhënieve tregtare mes Shqipërisë dhe Japonisë nëpërmjet krijimit të një rrjeti kontaktesh ndërmjet korporatave, këshillimi, ndërmjetësimi, orientimi i tyre për vendosjen në tregun shqiptar, si dhe çdo aktivitet tjetër me ndikim influencues në marrëdhëniet Shqipëri-Japoni, janë baza nga nis ky rrugëtim.