Dalin pamjet e projektit për portin e ri të Durrësit, Rama: Portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike mëngjesin e të shtunës pamjet e projektit nga porti i ri i Durrësit, që e lidh atë edhe me Prishtinën.

Gjatë takimit me ekspertët holandezë, kreu i qeverisë deklaroi se porti i ri i Durrësit bëhet “dhe porti i Prishtinës”, por mund të shndërrohet edhe në “një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor”.

“Nga zyra me ustallarët holandezë për projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës, si një ndër shtyllat e Vizionit #Shqipëria2030, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Pjesë nga biseda e Ramës me ekspertët:

Rama: Ju keni shtuar Prishtinën? Fantastike, praktikisht ky bëhet dhe porti i Prishtinës.

Eksperti: Po dhe vetë porti më vete është vetëm port, por duhet konsideruar si një element i një zinxhiri të tërë logjistik, ka mundësi të krijoni një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor.

Rama: Ky ishte qëllimi ndaj qysh prej fillimit e pamë që porti aktual ishte rrëmujë e tërë, nuk kishte kapacitet për t’u zgjeruar, ndërkohë që porti i ri ka potencial, kapacitete dhe na bën portën hyrëse në gjithë Ballkanin Perëndimor. Zgjatimi i portit në Prishtinë është kryevepër.

Eksperti: Po është interesante se ne nisëm këtë detyrë me ekipin e gjatë punës u bëmë entuziastë mbi mundësitë e projektit kështu që ka entuziasëm dhe brenda ekipit.

Zjarr Tv Ad