ALDI IVANAJ
Parashikimet mbi rritjen e PBB-se ketë vit kane pasur luhatje te forta, pothuajse sa ato ne bursën e New York-ut te ketyre diteve te fundit. Mund te mendohet qe keto dy fenomene nuk kane shume lidhje por ekziston një lidhje indirekte me ekonomine tone tashme te globalizuar.
Ekonomia shqiptare eshte nje ekonomi e hapur dhe e vogel me levizshmeri te pakufizuar te kapitaleve formale dhe informale. Kjo ben qe zhvillimet kryesore ne ekonomine globale to trasmetohen me shpejtesi ne ekonomine tone te vogel.
Rritja e cmimeve e muajve te fundit dhe ulja e parashikimit te rritjes ekonomike nga organizatat nderkombetare ne vazhdimesi tregon qe keto zhvillime ne tregjet kryesore europiane trasmetohen gjithnje e me shpejt ne ekonomine tone.
Prandaj ne analizen dhe parashikimin mbi rritje ekonomike shqiptare duhen konsideruar faktoret e brendshem dhe te jashtem qe mund te impaktojne ekonomine shqiptare.
Nga Faktoret e brendshem mund te nenvizojme fluksin ne rritje te turizmit qe pritet si efekt I ngadalsimit te pandemise ne muajt e veres me efekt kryesor futjen e valutes, sektorin e ndertimit qe ne dy vitet e fundit ka pershpejtuar ritmin e investimeve per efekt te rritjes se numrit te lejeve te ndertimit qe ka ardhur si pasoje e rritjes se cmimeve dhe interesit te investitoreve per te pasur kthim me te larte ne kete sektor dhe eksportet ne rritje kryesisht ato te lendeve te para minerale, lende djegese dhe materiale ndertimi.
Keto faktore te brendeshem qe lidhen ngushte me strukturen e ekonomise shqiptare e fokusuar prej viteve ne keto sektore do te ndikojne pozitivisht ne rritjen e PBB-se.
Ndersa faktoret e jashtem jane kryesisht negative, duke filluar nga inflacioni I importuar ne shumicen e produkteve perfshire derivatet e naftes apo energjise elektrike deri tek gruri dhe nenproduktet e tij.
Tjeter faktor negativ eshte tendenca ne rritje e normave te interesit ne tregjet sekondare te obligacioneve sovrane ne Europe dhe me gjere cka do te sjelle me shume gjasa nje rritje te normave edhe ne tregun e obligacioneve te brendshem duke impaktuar negativisht koston e sherbimit te borxhit Sovran te qeverise.
Duke qene se ne luften e saj ndaj informalitetit, por edhe ne tendencen ne rritje te presionit fiskal qeveria ka arritur te akumuloje te ardhura pertej parashikimit te saj per kater mujorin e pare te ketij viti FMN-ja ka rishikuar ne rritje kete jave ne 3% pritshmerite e saj per rritjen e ekonomise shqiptare. Ne kete parashikim ka ndikuar edhe permiresimi I situates hidrike-energjitike te pergjithshme cka ka sjelle nje ulje te cmimit te energjise se importuar dhe nje rritje te probabilitetit per furnizim kostant me energji ne muajt e ngelur te vitit.
Por a ka ndonje arsye qe shqiptaret te jene te kenaqur me kete rritje ekonomike qe parashikon qeveria dhe Fmn-ja? Ne pamje te pare po, kur Gdp-ja rritet te gjithe kemi arsye te jemi me optimist per te ardhmen e ekonomise tone, por ne nje pamje te dyte rritja e cmimeve po ndikon shume ne perkeqesimin e situatave ekonomike te familjeve te shtresave te varfera dhe te mesme pasi inflacioni po godet te gjithe sektoret nga nevojat baze deri tek ato me pak jetike. Jo pa qellim Fmn-ja dhe Banka Boterore ka insistuar qe qeveria duhet te nderhyje me paketa te posacme ne ndihme te familjeve ne menyre qe konsumi mos te goditet fort ne pjesen e dyte te vitit dhe rritja ekonomike e parashikuar mos te rrezikohet.
Arsyeja e dyte dhe kryesore perse qeveria duhet te nderhyje sa me shpejt me shperndarjen e te ardhurave shtese eshte qe kjo rritje ekonomike mos te jete nje fenomen pozitiv vetem per shtresat e kamura te shoqerise por te mund te perfitojne edhe shtresat me te varfera te shoqerise. Ne fund te fundit a nuk e kemi qeverine per kete pune. Te kujdeset per shperndarjen e te mirave dhe progresin social te shoqerise ne pergjithesi. Fatkeqesisht deri tani nuk kemi pare asgje te tille.
Per tu kthyer tek lidhja me Bursen e New York-ut, nje nga arsyet kryesare te renies se forte qe ka pasur tregu I aksioneve ne Ameriken e Veriut ka qene indeksi I perkeqesuar I konsumatoreve dhe fakti qe konsumatoret amerikane po konsumojne gjithnje e me shume duke perdorur kartat e kreditit cka tregon qarte pamundesine e tyre per te perballuar kostat shtese te jeteses qe ka ardhur si rrezultat I rritje se forte te cmimit te naftes, te gazit dhe produkteve te tjera te konsumit te gjere.
Pritshmerite per renien e konsumit ne pjese e dyte te vitit, bashke me perspektiven e rritjes se normave te interesit per te luftuar inflacionin ne Shba ka sjelle edhe rreagimin e investitoreve qe kane shitur ne mase aksionet e kompanive amerikane gjate kesaj jave. Po ashtu nje pjese e madhe e menaxhereve te fondeve kane filluar te flasin per nje recession ne tremujorin e fundit te ketij viti ne ekonomine amerikane.
A nuk vjen natyrshem pyetja se perse shtetasit amerikane po ulin konsumin dhe ata shqiptare nuk duhet ta bejne dicka te tille? Ky fakt sjell edhe njehere ne vemendje nevojen e menjehershme te nderhyrjes se qeverise per te rishperndare keto te ardhura shtese ne mbeshtetje te konsumit te gjere qe te behet e mundur arritja e qellimit te rritjes ekonomike prej 3% per kete vit. Ne te kundert do te shohim qe Banka Boterore do te rishikoje perseri me ulje kete projeksion.