Tenelovela me President/ Loja kthehet në pikën zero, palët PS- Alibeaj akuzojnë njëra-tjetrën për prishje të konsensusit: S’ishte kjo dakordësia

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka dështuar marrëveshja PD-PS për emrin e ri të Presidentit të Shqipërisë. Deputeti Enkelejd Alibeaj i cili doli në një prononcim për mediat ku deklaroi se Partia Socialiste është tërhequr nga dakordësia për Presidentin pasi kanë parë kandidatët që ka paraqitur Opozita. Në një deklaratë për shtyp, Alibeaj tha se PS-ja është ndjerë ngushtë përballë emrave të propozuar nga PD-ja, pasi asnjë prej tyre nuk e joshte dot. Ai tha ndër të tjera se procesi nuk supozohej të ishte kulisash, por transparent dhe gjithëpërfshirës. “Hapi i parë ishte për të rënë dakort për kriteret që ne menduam se do të ishin të vlefshëm. Ka pasur në media një tërheqje nga ana e Partisë Socialiste, ndoshta pasi pa cilësinë e kandidatëve tanë. Ne do të identifikonim katër kandidatura, dy do të kishin besimin më të madh, më pas do të përzgjidhnim një kandidaturë konsunsuale.”.

Ndër të tjera Alibeaj shtoi PS-në s’e kanë besuar kurrë se mund të dëshironin një emër konsensual për Presidentin e ri të vendit, por i testuan,e tani janë të bindur se janë të njëjtët përfundimisht. Menjëherë pas deklaratës së Alibeaj ishte Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i cili doli në një konferencë me gazetarët i cili është shprehur se Partia Socialiste i qëndron marrëveshjes dhe se Opozita është e lirë të depozitojë emrat e propozuar deri të dielën. “Ne jemi të gatshëm që sapo t’i depozitojnë, të ulemi dhe të vlersojmë mundësinë e votimit, nëse Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do vendosë ta mbështesë.

Ne do t’i qëndrojmë marrëveshjes.” Ndërsa ka kundërshtuar mënyrën e propozimeve nga Alibeaj duke thënë se “Nëse sjellin katër emra që nuk përmbushin fare pritshmëritë për Presidentin, si i bëhet. Do të prishet marrëveshja, normale. Sill katër, uletsh në tryzë, nuk biem dakort, sill katër të tjerë.” Gjatë konferencës Balla ka ritheksuar se PS nuk do të pranojë asnjë kandidaturë nga Komisioni i Rithemelimit ndërsa nuk ka komentuar asnjë nga kandidatët e propozuar. Duke iu referuar Alibeajt, Berisha tha se “çdo gjë që Edi Rama bën me Alibashën është një praktikë e denigrimit, e shpërfytyrimit dhe keqpërdorimit të një njeriu apo 2-3 njerëzve”. “PD është forcë politike kryesore e opozitës dhe ajo funksionon mbi bazë procedurash, vendimesh dhe precedentësh. Gjithçka shihni ju janë një parodi e neveritshme, dëshmi tjetër e keqshfrytëzimit ekstrem nga Edi Rama të individëve të caktuar që për 1-3-5 arsye pranojnë të vetëposhtërohen nga Edi Rama, por që ata nuk përfaqësojnë asgjë nga PD.” deklaroi Berisha.

Ish kryeminstri komentoi edhe rreth propozimit të emrit të Ina Ramës dhe Ardian Dvorani si kandidatura pë president. Berisha i cilësoi figurat si persona me precendetë penalë që duhet të jenë subjekt hetimi nga drejtësia. Dekalarata e Alibeaj është komentuar përmes një postimi në rrjetet sociale nga Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili i cili shkruan “Nga debilë te “dobishem” ne thjesht debilë njeperdorimsh! Estrada TaoRama – AliBasha kaq ishte. TaoRama me ca marifete të trasha shtyu ca orë propagandë me këta debilat e “dobishëm”. Tani TaoRama u kthye ne fis, u tregoi munxat dhe i zboi ashtu siç zbohen debilat njëpërdorimsh.” Për dështimin e marrëveshjes së 18 majit mes PS dhe PD për emrin e ri të presidentit ka reaguarTritan Shehu  Me sa turp perfundon kur behesh nje “loder” ne duart e Rames! Ai mbasi të përdor të flak, edhe për të të poshtëruar, gjë që në fakt këto”lodra” e meritojnë plotësisht. Balla vetëm i vuri në lojë ata “skllevër” te pa përgjegjshëm përballë tij.

” Mëngjesin e së premtes grupi parlamentar socialist shpërndau një deklaratë të shkurtër ku kujtonte se sipas sqarimit që kishte bërë dje, dakordësia mes palëve është që opozita të sjellë një emër në raundin e dytë dhe të tretë, i cili duhet të vijë me firma mbështetëse. Kjo do të thotë se të hënën në Parlament, deputetët duhet të votojnë për një emër të ardhur me firmat e të paktën 20 deputetëve të opozitës.

Zjarr Tv Ad