Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka folur lidhur me operacionin e zhvilluar, pas lëshimit të 32 urdhër-arresteve nga SPAK. Në një deklaratë për mediat, Nano tha se operacioni ishte në vazhdim dhe se nëse kishte pasur rrjedhje informacioni apo dekonspirim, çdo person do merrte ndëshkimin e merituar.
Pyetje: Lidhur me operacionin e SPAK, ku u lëshuan 32 urdhër-arreste, 14 prej tyre nuk janë kapur, keni informacione që operacioni mund të jetë dekonspiruar?
Nano: Jemi në operacion e sipër, nuk kemi ndaluar pavarësisht se nuk janë bërë mediatike zhvillimet e fundit. Për pjesën e dekonspirimit jemi duke e hetuar së bashku me SPAK dhe agjencitë e tjera. Nëse diçka e tillë ka ndodhur, çdokush do të marrë dënimin e duhur. Nuk jap informacione mbi zhvillimet e fundit sepse aktualisht operacioni është nën zhvillim e sipër.