Rama përsërit veten/ Investimet kanë rritur vlerën e pronës

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka deklaruar se për shkak të investimeve të bëra në Lungomare, është rritur vlera e pronës dhe njerëzit janë bërë më të pasur.

Por kjo nuk është një gjë e re nga kryeministri pasi pothuajse në çdo dalje publike që është bërë për projektin është një frazë e dëgjuar.

Kryeministri Rama përsërit vetveten kur thotë se investimi i bërë në Vlorë, i ka bërë njerëzit më të pasur, pasi është rritur vlera e pronës.

“Për të treguar se si e bukura në mjedisin e përbashkët bëhet katalizator e një tërësie ndryshimesh që çojnë në një trasnformim strukturor. Se si në një mjedis ku e bukura ka një rrezatim ndryshon raporti i njeriut me tjetrin, ndryshon raporti i njerëzve me rregullat, zbatimi i rregullave bëhet shumë më i thjeshtë, njerëzit bëhen më të predispozuar për të zbatuar rregullat. Ndryshon raportin me higjenën. Padisktum janë shumë më të gatshëm të shpenzojnë, rritet konsumi dhe vlera e pronës.

Nuk flitet për Lungamaren në aspektin e jashtëm. Njerëzit që kanë prona janë më të pasur sot. Ai investim i ka bërë njerëzit më të pasur.Pasuria e tyre është rritur në nivele që as nuk mund të imagjinohej. Kjo nuk do të ishte e mundur me pamjen e hershme të Lungomares”, tha Rama./ CNA.al

Zjarr Tv Ad