Kryeministri, Edi Rama në konferencën e mbajtur ditën e sotme në Vlorë, përveç thirrjeve ndaj banorëve të qytetit që të kujdesen për ta mbajtur pastër më shumë hapësirën kujetojnë,foli edhe për kritikat e ndryshme që i ishin bërëpaslajmit se Vlora do të kishte një aeroport.
“Për ata që thonë s’kemi bukë, do të ndërtojmë një fabrikë të madhe buke. Aeroportet sjellin bukë në kuptimin simbolik”- ushpreh Rama.
Fjala e Ramës: Dje pashë shifrat e marsit: 53.7% plus vizitorë në vendin tonë. Këto nuk janë shifra të zakonshme. Nuk është periudhë tipike e turizmit tek ne. Netë-qëndrimet janë rritur me dy herë. Që janë mundësi të shtuara për konsumin. Ne na duhen shumë aeroportet se nuk janë për thjesht të lënë hapësira të atdheut në dispozicion të UFO, janë që të sjellin në vend sa më shumë konsumatorë të shërbimeve që ofrojmë. Për ata që thonë s’kemi bukë, do të ndërtojmë një fabrikë të madhe buke. Aeroportet sjellin bukë në kuptimin simbolik.
Lungo Mare, në aspektin estetik, kënaqësisë që krijon ajo hapësirë. Përtej asaj që duket në atë zonë kanë ndodhur edhe gjëra që nuk duken. Njerëzit që kanë prona në atë zona janë më të pasur sot.
Rritja e çmimeve, në aspektin e industrisë turistike, është shenja më e parë e rritjes së një ekonomie tërësore. Është sfida jonë që të shtymë sa më shumë për ndërtimin e infrastrukturës së mikpritjes në Vlorë që të kemi sa më shumë shtretër. Mungesa e 12,000 shtretërve, duke pasur parasysh edhe ndërtimin e aeroportit.