Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar avokati Arbër Hoxha, i cili ka folur në lidhje me mega-operacionin e SPAK ku janë lëshuar 32 masa të arrestit me burg, dhe janë zbuluar disa grupe kriminale.
Hoxha tha se nuk ishte e nevojshme që të nxirreshin masat e sigurisë për personat të cilët janë aktualisht në burg, duke e konsideruar si show.
Po ashtu ai shtoi se SPAK ka një nevojë të tmerrshmë për të besuar Nuredin Demaniit, por në mënyrë të paligjshme
Hoxha: Asnjëra prej dosjeve nuk është e re. Janë 32 masa sigurie, nuk kishte asnjë nevojë për tu nxjerrë masa të reja për ata që ishin me masë sigurie.
Kjo është për show mediatik. U ekzekutua masa për ata që janë në burg dhe të tjerët janë në kërkim. Jemi në pikënisje. E rrezikshme është se deklarimet e Dumanit dhe Hoxhes merren të mirëqena pu u bërë verfikimet.
SPAK ka një nevojë të tmerrshmë për tu besuar Nuredin Demanit, por në mënyrë të paligjshme, por në mënyrë të paligjshme. Për të vendosur persona që kanë kryer apo jo, persona që nuk janë përgjegjës.
Në deklarimet e Dumanit janë më shumë se 7 apo 8 grupe kriminale që janë rivale, që kanë vrarë njëra tjetrën dhe I drejtohen të njëjti vrasësi me pagesë.
Duhet të ishtë ndarë në 3 apo 4 procedime penale.