Ditën e sotme, Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Hoxha, ka kujtuar vendimin e 11 Shtatorit 2021, kohë kur Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga Grupi Parlamentar.
Sipas Hoxhës, atë ditë ishin më pak se 35 vetë para parlamentit dhe shumë të tjerë fërkonin duart që Basha kishte hequr qafe nga PD Sali Berishën.
“Nesër fillon një epoke e re për opozitën shqiptare, nga nesër duhet të fillojë alternativa jonë qeverisëse”, shkruan Hoxha në Facebook.
Postimi i plotë i Indrit Hoxhës:
“Ishte data 11 shtator 2021,dy dite pas vendimit te ish kryetarit te PD per te perjashtuar Sali Berishen nga grupi parlamentar, ate dite nuk ishim me shume se 35 veta perpara parlamentit, shume te tjere nuk besonin,shume te tjere ishin konfuz dhe nje pakice ferkonin duart qe Basha kishte hequr qafe nga PD Sali Berishen,pa e ditur qe me ate veprim sapo kishte hequr veten nga drejtimi i PD.
Mbas nje rrugetimi te gjate dhe shume te veshtire prej gati 1 viti,sot PD do kete kryetarin e ri te saj,sot ne PD jane zgjedhur me vote 72 kryetar degesh, 72 kryesi deges, 150 antarë te keshillit kombetar dhe pritet te zgjidhet kryesia e saj, nenkryetaret dhe sekretari pergjithshem. Neser fillon nje epoke e re per opoziten Shqiptare, nga neser duhet te filloje alternativa jone qeverisese,nga neser Keshilli Kombetar i PD duhet te delegohet ne 72 deget e Shqiperise per te nisur punen ne cdo seksion te PD, zgjedhjet lokale jane ne prag te deres dhe ne duhet te bejme gjithcka mundemi per ti fituar ato”, shkruan Indrit Hoxha.