Takim me Ramën dhe Xhaçkën, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias viziton sot Shqipërinë

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ditën e sotme pritet që të vizitojë Shqipërinë.

Burime për mediat bëjnë me dije se Dendias fillimisht do të takohet me ministren për Evropën dhe Punët e Jatshme të Shqipërisë, Olta Xhaçkën dhe më pas në orën 12:00 do të kenë një konferencë për mediat.

Gjithashtu Dendias pritet që të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama, ku në fokus të bisedimeve do të jetë marrëdhënia mes dy vendeve dhe lufta në Ukrainë.

Kjo vizitë do të jetë në kuadër të një turi takimesh në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku fokusi do të vendoset tek integrimi i rajonit në Bashkimin Europian.

Zjarr Tv Ad