Ditën e sotme, në parlament, Elisa Spiropali ka pasur një debat të fortë me Sali Berishën, të cilët kanë hedhur akuza ndaj njëri tjetrit. Spiropali ishte duke mbrojtur Ramën, ndërsa Berishën e mbronte Flamur Noka.
Teksa ka qenë duke folur në mikrofon Elisa Spiropali, Noka e ka akuzuar ministren e Ramës si dashnoren e një personi, por fjala nuk është dëgjuar deri në fund, pasi deputeti nuk kishte mikrofon. Emrin e personit e kanë dëgjuar vetëm deputetët e pranishëm.
Debati:
Spiropali: O Flamur, po nuk e kuptoj, pse i rri aq afër atij sa dukesh si shkopi i Flamurit, a ka mundësi të rrish në pozicionin tënd, aty ku të ka hije?! Rri aty ku je.
Flamur Noka: Ti je dashnorja e….
Spiropali: Tani është e habitshme se si mund të ngrihet një njeri i tillë këtu dhe të flasë ende, dhe me një entuziazëm të shtuar, i ka dhënë entuziazëm faktit që mundi partinë e tij. Mund të gëzohet një njeri se ka vendosur poshtë, i ka vënë shkelim në fyt partisë së tij.
Flamur Noka: O Donikë, na fol për betejat e Skënderbeut