Presidenti Meta takim me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të PE: Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, rëndësi parësore!

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka pasur një takim me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian të drejtuar nga kryetari i tij David McAllister.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta shkruan se çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka rëndësi parësore, si për vendet tona ashtu edhe për vetë BE, për të siguruar transformimin demokratik përmes reformave të vërteta dhe të pakthyeshme.

Gjatë takimit, Meta thotë se ka theksuar domosdoshmërinë e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit në një vend që aspiron anëtarësimin në BE.

Postimi i Presidentit Meta:

Kënaqësi të takohesha me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian të drejtuar nga kryetari i tij z.David McAllister. I falenderova për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj perspektivës për anëtarësim të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, veçanërisht në kushtet kur rajoni ynë gjendet nën presionin e pasojave të argesionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës. I sigurova se shqiptarët vazhdojnë të besojnë tek projekti europian, si alternativën e tyre më të mirë dhe të vetme për një të ardhme të paqtë e të begatë. Vlerësova qasjen realiste që Parlamenti Europian ka ndaj situatës në Shqipëri, duke mbështetur plotësisht shqetësimet serioze të adresuara në rezolutën e 19 majit. Nevojitet përmirësim urgjent i llogaridhënies në çdo nivel, lirisë së medias, integritetit të zgjedhjeve, luftës kundër korrupsionit dhe gjithë problematikave të tjera, që lidhen me bllokun më të rëndësishëm të çështjeve thelbësore. Theksova domosdoshmërinë e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit në një vend që aspiron anëtarësimin në BE. Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka rëndësi parësore, si për vendet tona ashtu edhe për vetë BE, për të siguruar transformimin demokratik përmes reformave të vërteta dhe të pakthyeshme.

Zjarr Tv Ad