Gazetari Artan Hoxha ka folur këtë të martë për çështjen e “Toyota Yaris”. Ai ka treguar detaje në një intervistë në “ABC News”, lidhur me hetimet në Belgjikë, për të cilat tha se janë ende duke vijuar dhe se hetuesit kanë marrë informacione e deklarata nga mediet e ndryshme në Shqipëri.
“Kanë marrë informacione edhe nga mediat. Edhe nga televizioni jonë edhe nga televizionet e tjera. Madje edhe nga portalet kanë marrë se çfarë është folur. Nuk e dija që jemi kaq të rëndësishëm për ta. Unë u thash që personat që keni hetuar ju janë persona që kanë bërë transportin por jo ata që kanë trafikuar. Reagimi I belgëve është se si është e mundur që persona të arrestuar në Belgjikë kanë pajtuar studio ligjore shumë të mira më të mirat. Nuk është kaq e thjeshtë sa e shohim në Shqipëri.” tha Hoxha.
Ai paralajëmroi se në muajin qershor hetimet belge do të nxjerrin emra politikanësh shqiptarë, mes tyre edhe një prokuror i njohur.
“Është një prokuror shumë i njohur atje. Pa diskutim që do dalin element të politikës shqiptare. Për disa detaje. Po jap një element. Mendonin se me këto para ishin sponsorizuar fushata politike dhe politikanë të veçante. Nëpërmjet këtyre sponsorizimeve, këto personazhe nga bota e krimit kanë përfituar paprekshmëri dhe imunitet. Hetimi të dështojë ndaj tyre. Shumë prova të prishen. Të mos ketë hetim shterrues. Dhe kjo mund të veçohet nëse gjejnë element për të vijuar më tej”, u shpreh Artan Hoxha.
Sipas tij oficerët federal në Belgjikë kishin mësuar shqipen, duke u shkuar kaq thellë hetimeve.
“Kishte oficer federal që flisnin shqip. Kishin marrë përkthyes por duhet të kuptonin shqip. Ata flisnin shqip. Dhe kanë hetuar në Durrës, Elbasan apo Shkodër”, shtoi ai.