Meta: Të shtojmë përpjekjet për ti dhënë fund trafikimit të fëmijëve, duhet të bashkëpunojmë me BE

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta ditën e sotme ka qenë pjesë e “Forumit të Lirisë Ballkanike”, me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”.

Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit tha se trafikimi i qenieve njerëzore vijon të mbetet një fenomen shqetësues për Ballkanin dhe Evropën.

“Pavarësisht përpjekjeve të shtuara e mekanizmave vijojnë vështirësitë dhe në mbështetjen e viktimave të mundshme. Shtetet e rajonit preken në dy mënyra. Nga njëra anë shumë prej banorëve migrojnë në vendet e BE, nga ana tjetër, individë të vendeve të treta kalojnë në vendin tonë me synim për të hyrë në BE. Rreth 17% e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore janë qytetarë nga rajoni ynë. Pavarësisht një sërë masash të marra ndër vite trafikimi i fëmijëve është ende shqetësues. Pandemia i bëri fëmijët dhe më të ekspozuar ndaj trafikimit ku vërehet dhe rritja e shfrytëzimit të fëmijëve në internet”, tha Meta.

Gjithashtu Meta theksoi se lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzorë duhet të bazohet në parandalimin e fenomenit, mbrojtjen e viktimave të mundshme dhe dënimin e autorëve të përfshirë, përfshirë dhe çdo zyrtar bashkëpunëtor. Ndër të tjera ai shtoi se duhet rritje e bashkëpunimit mes shoqërisë civile dhe qeverisë, dhe bashkëpunimin rajonial me autoritetet e BE.

Zjarr Tv Ad