“Rama doli lakuriq”/ Mbledhja në selinë e PD-së, Xhaferraj-Alibeajt: Dëshmuam që ne nuk jemi si Saliu, por…

0
3545
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka propozuar që të tërhiqet nga negociatat me mazhorancën për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Faxweb.al mëson detaje nga debatet që janë duke u zhvilluar në mbledhjen e grupit të PD-së thirrur nga Enkelejd Alibeaj, ku janë të pranishëm 20 deputetë.

Ferdinand Xhaferraj: Ne s’duhet të bëjmë gabime. Deri tani kemi mbajt qëndrim dhe po dëshmojmë që nuk ishim si ata. Pra morëm pjesë në proces. Tani s’duhet të vazhdojmë më. Ne grup kemi rënë dakord qe bojkoti është gabim dhe pavarësisht shkuam deri këtu, Rama dëshmoi që ky i do të gjitha vetë dhe doli lakuriq.

Prodhuam 8 emra ne një mbledhje shumë të mirë të grupit dhe propozuam 8 emra. Tani Taulant Balla doli bllof. Dëshmuam që ne nuk jemi si Saliu. Dhe po ju tregojmë që s’jemi as si Rama”

Zjarr Tv Ad