“Ndihesha e fyer kur konsiderohesha thjesht një grua simpatike”, Arta Dade rrëfen eksperiencën e saj në politikë dhe ‘përplasjen’ me Ylli Pangon

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministrja e Jashtme Arta Dade foli mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arnautistan” mbi ngjitjen e saj në skenën e teatrit dhe përvojën në politikë. Dade tha se është ndjerë e fyer kur është konsideruar thjesht një grua simpatike në politikë. Po ashtu ajo vuri në dukje se politikën nuk e kishte menduar si profesion, ndërsa si problematikë sheh që vendimet merren nga një person.

Mbi rolin në teatër, Dade shprehet: Kisha monologun e një gruaje në karrierë, jo domosdoshmërisht në politikë. Kisha përgjegjshmëri sepse këto janë artiste të sprovuara dhe s’kisha dëshirë të kisha disnivel. Jam mësuar me skenën sepse kam dalë disa herë për fjalime politike, si pedagoge, por është tjetër gjë kur aktron. 3-4 javë e kisha mendjen te provat, mësoja tekstin”.

Sa i takon përvojës politike ajo thotë: Asnjëherë s’ka qenë politika në jetën time qëllim në vetvete. Kam menduar që kam një detyrë qytetare. Më vinte keq që s’kishte një të majtë të social-demokracisë që i duhej Shqipërisë. Këtu është problemi që merren vendimet nga një person. Por përvojën politike mund ta shfrytëzosh. Nëse ti si kryetar partie nuk vlerëson kontributin e kolegëve, atëherë secili do ta gjej rrugën e vet. Angazhimi im politik e ka tejkaluar angazhimin tim profesional. Asnjëherë s’e mendova që politika do kthehej në profesion. Asnjëherë s’e harroj  Ylli Pangon në Fakultet tha: Urime, Urime, i duhet PS-së një grua simpatike. Unë u fyeva sepse nuk duhet të isha si grua simpatike, por për të dhënë. Gjithmonë ka qenë një fyerje kur më thonin tiparin e parë paraqitjen e jashtme. Do të doja të më vinin në dukje ato gjëra që kam bërë si rezultat i angazhimit dhe përgjegjësisë sime”.

Zjarr Tv Ad