“S’duhej mbyllur administrata”, Arta Dade shpërthen ndaj kryeministrit Rama dhe bën deklaratën e fortë: Ai i provokoi tifozët!

0
2669
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministrja e Jashtme Arta Dade kritikoi disa aspekte të menaxhimit të finales së Conference League Feyenoord-Roma. Ajo deklaroi në emisionin “Arnautistan” se administrata nuk duhej të mbyllej, dhe nuk duhet të lejoheshin ngacmimet ndaj gazetareve. Po ashtu Dade u shpreh e habitur për praninë e Totit në Pallatin e Brigadave, si dhe kritikoi pozicionimin e Edi Ramës pro Romës.

“Duheshin shmangur disa gjëra, s’do isha dakord që të mbyllej administrata shtetërore. Këto evente janë për vende që kanë kushte më optimale, stadiumet nuk i kanë brenda qytetetit. Forcat e Policisë nuk i kemi aq të përgatitura për këto evente. Jam prekur që ndaj vajzave gazetare ka ndodhur një lloj dhunimi, ngacmim. Këto gjëra duheshin shmangur. Prisja të dilte edhe Ministria e Sporteve. Ende nuk e di kush është zv.ministri i Sporteve. Flamurin e ka marrë Federata dhe nuk janë strukturat përgjegjëse që merren me këtë gjë. Më vjen keq që edhe këto evente bëhen PR të kryeministrit. Unë shpresoj që të kalohet si test, risku është. Masat në nivel shtetëror janë marrë, që nga Aeroporti i Rinasit. Një pjesë e gazetareve janë ngacmuar. Kjo më preku edhe më bëri të reflektoj. Nuk është bukur as për imazhin tonë, që ulim kurrizin dhe i pranojmë këto gjëra, gazetarët nuk preken”.

Pallati i Brigadave është një institucion që respektojnë Presidentët. Nuk e di pse ishte atje Françesko Toti! Nëse del kryeministri edhe thotë jam me italianët kjo i nxit! Nuk duhen nxitur këto emocione për të krijuar ato incidente që e prishin imazhin”, tha Dade.

Zjarr Tv Ad