Rritja e çmimit kur tejkalon fashën 700 kw, Balluku: Këto janë familjet që mund t’u rritet çmimi i energjisë

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Indrastrukturës Belinda Balluku pas mbledhjes së qëverisë tha se do të bëjnë çmos të mbrojnë familjarët nga çmimi i energjisë.

Ajo tha se ka familjarë që shpenzojnë deri në 5 mijë Kw në muaj dhe shtoi se këta konsumatorë do të paguajnë me çmim më të rritur se sa qytetarët që konsumojnë energji për nevoja bazike.

Balluku: Kemi thënë që qeveria shqiptare do të bëjë çmos të mbrojë biznesin familjar. Sa i përket biznesit e lidhur me tensionin e mesëm, kemi pasur komunikim të vazhdueshëm. Kemi mbledhur ankesat dhe kërkesën e tyre për mbështetje. Do të vazhdojmë me të njëjtën skemë. Do e konsolidojmë deri në vazhdim të javës tjetër. Sa i përket planit për analizën e bërë kemi bërë analizë të thelluar.

Do të aplikojmë të njëjtin çmim, por nëse fasha do të jetë deri në 800 do të bëjmë analizat e duhur, kemi evidentuar konsumatorë familjar me 5 mijë kë harxhime. Megjithatë kjo energji do të paguhet me një çmim më të lartë se sa paguhet energjia për konsumet bazike.

Zjarr Tv Ad