Ngjarje e rëndë në Pukë, plagoset me armë zjarri i mituri. Transportohet drejt Tiranës

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pukë ku një i mitur ka mbetur i plagosur më armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjegjan dhe paraprakisht mësohet se i mituri rreth 11-vjeç ka mbetur i plagosur në këmbë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ai është qëlluar nga një 17-vjeçar dhe ka marrë plagë në këmbë.

I mituri ndërkaq është dërguar fillimisht në spitalin e Pukës për të marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës. Policia ndodhet në vednin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, megjithatë do jenë hetimet që do zbardhin të plotë ngjarjen.

Zjarr Tv Ad