Kukësi qarku më i varfër në vend, Çelaj: Hakmarrje e qeverisë, nuk ka asnjë investim të qëndrueshëm

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas publikimit të shifrave të INSTAT për varfërinë në vend dhe pas klasifikimit të qarkut të Kukësit si zona me të ardhurat më të ulta për frymë, ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook deputeti i Partisë Demokratikë në këtë qark Isuf Çelaj.

“Si përfaqësues politik në Parlament bamorëve të Tropojës,Hasit e Kukësit e kam ngritur zërin tim në mënyrë të vazhdueshme që kjo varfëri ekstreme, është e lidhur pikërisht, me persekutimin, në shenjë hakmarrje politike e qeverisë së Rilindjes që manifestohet me mungesën e investimeve të qëndrueshme në këtë qark!”, shkruan ai.

Ja postimi i plotë:

Referuar INSTAT, edhe për vitin 2020, Qarku i Kukësit u rreshtua si Qarku më i varfër në vend, me të ardhurat më të ulta për frymë, sa 63 % e mesatares kombëtare dhe sa 53% e të ardhurave për frymë të personave që jetojnë në Tiranë.

Si përfaqësues politik në Parlament bamorëve të Tropojës,Hasit e Kukësit e kam ngritur zërin tim në mënyrë të vazhdueshme që kjo varfëri ekstreme, është e lidhur pikërisht, me persekutimin, në shenjë hakmarrje politike e qeverisë së Rilindjes që manifestohet me mungesën e investimeve të qëndrueshme në këtë qark!

Këtë gjë nxjerr në pah edhe Instat, i cili thekson që në dekadën e fundit, ky Qark, në vend që të ngushtojë diferencën me pjesën tjetër të Shqipërisë, e ka thelluar edhe më tej diferencën, pasi ka pësuar rënie ekonomike sistematike në vitet e fundit.

Edhe pse ky qark ka densitetin më të lartë të burimeve natyrore të tilla si burimet energjetike, minierale, si dhe Alpet në zonën e Valbonës që presin mijëra turistë nga e gjithë bota, banorët e tij vazhdojnë të jetojnë në varfëri, në shumicën e rasteve, varfëri ekstreme. Gjithashtu numri i popullsisë së këtij qarku ka rënie në mënyrë të vazhdueshme, si rezultat i emigrimit masiv, sidomos i të rinjëve.

Thirrja ime e cila shkon për qeverinë dhe të gjitha institucionet e sajë është të kthejnë vëmendjen nga Tropoja,Hasi e Kukësi pasi banorët e këtyre zonave janë në kushtet e mbijetesës!

Zjarr Tv Ad