“Reagimi i policisë perfekt”, Artan Hoxha: I treguan holandezëve që këtu mund të rrihesh edhe arrestohesh, e shpëtuan 25-ën

0
576
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka folur në lidhje me incidentet të cilat ndodhën në kryeqytet, një natë para finales të Conference League Tiranën.

Hoxha tha se reagimi i policisë ishte perfekt në datën 24, pasi ju la të kuptonin tifozëve holandezë se këtu edhe mund të rrihesh por dhe arrestohesh.

Sipas gazetarit ishte pikërisht sjellja e policisë në datën 24, ajo që bëri të mundur një finale pa incidente.

“Aktualisht janë vetëm dy tifozë holandezë të arrestuar, janë ata që dhunuan tifozët shqiptarë te “Ushtari i Panjohur”. Tifozët holandezë nuk i frikësohen policisë, ata motivohen nga uniforma. Në përplasjen trup me trup, me fizikun që kishin ata dhe me fizikun që kanë forcat tona, dihet si shkon, ata policët tanë i marrin përpara.

Dy shtetasit holandezë nesër dalin për masë sigurie. I kemi arrestuar i kemi çuar në burg. Përfshirë në të gjithë totalin, policia kishte një detyrë të vështirë, mënyra se si reagoi policia në datë 24, shpëtoi datën 25“, tha Hoxha.

Zjarr Tv Ad