“Basha mban peng faqen e PD për interes të Ramës”/ Demokratët e “masakrojnë”

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grupi i Bashës i cili pasi e kuptoi që demokratët nuk e duan as nuk e votojnë, gjë e cila u tregua në 6 Mars, tashmë tenton të mbajë peng faqen e PD në rrjetet sociale.
Servilët e Bashës, vijonë të përdorin rrjetet sociale, si “kamikazë”, për të sulmuar Partinë Demokratike.

Së fundi në një postim në rrjetet sociale është zulmuar kryetari i PD, Sali Berisha.
Në postim akuzohet Berisha se po mbron bandat e Elbasanit, pasi i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD-në.

Por, pas këtij postimi demokratët i kanë treguar vendin Lulzim Bashës dhe servilëve të tij.
Demokratët i kanë “masakruar” me komente, ndërsa shkruajnë se vazhdon të përdorë faqen e PD në rrjetet sociale, për të vijuar t’i shërbejë interesave të kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa të tjerë ironizojnë, duke thënë se “Kështu është kur hapen faqe fallco. Saliut ti vini anash, se ju nxori jashtë loje”.

Më tej, një tjetër shkruan “Kush iu beson juve me këto që shkruani, ju i bëni njerëzit për budallenj. Sa të pafytyrë e pa moral jeni mo. Kush ua var juve more të degjeneruar”.
“Ju pengjet e Edi drogmenit është vota e lirë, populli që vendos për liderin historik Berisha në krye të PD-së, e nuk vendosni ju një pakicë pengjesh, tradhëtar të PD-së. Turp për ju të pabesë, jeni bërë qesharak, ku do ngeleni në historinë e Shqipërisë si politikan të rëndomtë”.-shkruan një tjetër.

Më poshtë shfaqen disa nga komentet

Zjarr Tv Ad