70% e mjekëve në Shqipëri ndihen të lodhur nga puna. Ndërsa 25% e tyre duan të lënë shërbimin për shkak të mbingarkesës së madhe.
Shifrat alarmantë janë publikuar nga shoqata europiane e urgjencës, e cila e rendit Shqipërinë ndër vendet më nivele të larta të sindromës “bournout” në radhët e stafeve mjekësore.
Veçanërisht pas pandemisë më të prekurit nga mbingarkesa dhe lodhja në punë janë mjekët e urgjencës. Edmond Zajimi, kryetari i shoqatës së mjekëve të urgjencës thotë se Shqipëria rrezikohet nga mbyllja e këtij specialiteti.
Vetëm 25 mjekë të mirëfilltë urgjence ka në të gjithë vendin, ndërkohë që interesi për këtë specialitete po shkon drejt zeros. Në studim u përfshinë 89 vende të botës, nga ku rezultoi se 62% e mjekëve, veçanërisht atyre në shërbimin e urgjencës, janë të mbilodhur nga puna.
Karakteristikë e studimit është se mjekët e rinj ne moshë, ndryshe nga ata me përvojë, e shprehin më shumë lodhjen dhe interesin për t’u larguar nga puna.
A2CNN