“Nga e keqja doli diçka e mirë”, Paloka në Këshillin Kombëtar të PD: Kemi nisur rrugën drejt fitores

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Edi Paloka ka mbajtur fjalën në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Ai u shpreh se kjo e sotmja është fraza përmbyllëse e një pune kolosale.

Paloka tha se fitorja në zgjedhjet lokale solli edhe një herë shpresën në PD, pas 8 vitesh humbje.

“Sot jemi në fazën përmbyllëse të një pune kolosale. Thash mes vështirësive që as nuk i kishim imagjinuar dhe as nuk i prisnim. Nisi dicka e keqe, për të dalë në një të mirë. Kemi zhvilluar 2 Kuvende. 11 vjetorit është në historinë  e PD.

Ndërkohë kemi pasur një referendum edhe ai i pari në historinë  tij të PD, por edhe në përgjithësi të partive. Patëm zgjedhje lokale që rezultuan determinuese jo vetëm për PD, por treguan se kjo parti PD edhe në ato kushte jo vetëm mund të fitojë por u jep shpresën edhe atyre që e kishin humbur. Ne fituam në Shkodër në kohë kur ishin në krizë.

Na u kundërvumë me shpresën se ne do humbinim dhe treguam se ne jemi nisur për një rrugë që do na çojë në fitore” tha Paloka.

Zjarr Tv Ad