I lumtur për dështimin e raundit të tretë? Balla: Nga ky moment nuk do e lëmë vendin pa president, ja çfarë do ndodhë më tej

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës së sotme në kuvend ku zyrtarisht raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit, u mbyll me dështim pa pasur asnjë kandidaturë.

Ai tha se nga ky moment mazhoranca do të vijonte punën për të paraqitur emra konkretë pasi në raundin e katërt dhe të pestë, kushtetuta kishte përcaktuar një mekanizëm zhbllokues. Ndërsa shtoi se do të vijonin konsultimet me kryesuesit e grupeve të tjera parlamentare.

Pyetje: I lumtur që dështuat dhe do zgjidhni vetë një emër?

Taulant Balla: Siç e patë, ne I qëndruam angazhimit tonë për të pritur një emër konkret nga opozita, pa bërë asnjë propozim deri në raundin e tretë. Me shpresën që opozita të merrte përgjegjësinë e pjesëmarrjes në proces.

Nga ky moment, ne nuk do ta lëmë vendin pa president, por duke ndjekur parimet e procesit. Mos të harrojmë që në raundin e katërt dhe të pestë kushtetuta kaq përcaktuar një mekanizëm zhbllokues. Ne kemi pasur gatishmërinë për t’u ulur me emra konkretë me opozitën, ju jeni dëshmitarë. Nëse opozita ka dëshiruar prej fillimi një president për ta zgjedhur vetë, besoj se kjo nuk i bën mirë askujt.

Zjarr Tv Ad