“A të të bëj një kafe o Skënderbe!”/ Zgjedhja e Presidentit të ri, Gjekmarkaj del me deklaratën e fortë: Rama bezdiset edhe nga lehja e qenve në Surrel!

0
895
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se sot u dogj raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Gjekmarkaj nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama i cili tha se në mandatin e tij të tretë bezdiset nga çdo rezistencë dhe se tashmë ai po vizaton portretin se kush do të jetë figura e re nëpërmjet së cilës do të kapë institucionin e Presidencës.

“Sot u dogj raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Kryeministri në mandatin e tij të tretë bezdiser nga çdo rezistencë edhe nga lehja e qenve në Surrel apo nga çdo cicërime e zogjve. Ai po vizaton portretin që do të kapë institucionin e Presidencës.”, u shpreh Gjekmarkaj.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, më tej Gjekmarkaj tha se opozita humbi rastin për të bërë diferencën.

“Presidenti që del nga raundi i katërt ka detyrim të marrë kryeministrin edhe ta pyesë si je o i bukuri i tezes, a të bëj një kafe o Skënderbe, ndërsa opozita humbi rastin për të bërë diferencën”, tha më tej ai.

Fjala e plotë e Agron Gjekmarkaj:

E nderuar Zonja Kryetare,

Të nderuar deputetë

Mes dyshimeve, pikëpyetjeve  dhe dilemave në jam opozitar i vërtetë apo i shitur, safi apo i blerë, 24 karatesh flori, apo prej tunxhi, i ndershëm apo i rremë u nisa ta marr fjalën sot !

Jetojmë në kohë të çuditshme, kur njeriu mendon se e di çfarë është por jo, i duhet të presë me dorë në zemër që të tjerët t’ja thonë e pastaj vetveten të gjejë !

Megjithatë vendosa të ec në këtë turbullirë dhe të trajtoj disa tema !!

Sot u dogj edhe raundi i tretë per zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Kjo nuk ishte rastësi, as gjë e re, dihej dhe pritej. Shtegu i vetëm ku kalon hipokrizia dhe zgerdhirja ndaj shqiptarëve ishte ky.

Mazhoranca për asnjë çast nuk ka pasur qellim konsensusin që ndertojë një proces me opozitën por thjesht të bëjë spektakel me shpenzimet  e Opozitës !

Kjo sipërmarrje i rrinte si zhguall breshke, ngushtë shumë ngushtë sepse Lideri po e kërkon atë President mavrinë në askund që ai ose ajo të jenë  “askushi” në raport më pavarësinë institucionale.

Kryeministri në mandatin e tij të tretë bezdiset nga çdo rezistencë, nga lehja e qenve në Surrel, nga cicerima e zogjve, nga poezitë dhe kengët e vartësve, nga çdo mendim që nuk është i veti, nga çdo portret që nuk e zografis vetë!

Ndaj durim , ai po vizaton portretin e admiruesit të tij që do të vendosë në krye të shtetit për të realizuar kësisoj përmbylljen e kapjes së çdo institucioni, nocioni dhe personi në një Republike të thyer në mes nga i njëjti ves që karakterizon shtetin tonë nga pavaresia e këtej i cili është Uni, lyer me delir e mbuluar me nevojë sundimi.

CV -ja e tij në historinë e politikes shqiptare do shkruhet nga një njeri, nga ai që ndan të mirën nga e keqja, të drejten nga e gabuara, të ëmblen nga e tharta.

Të tjeret flasin kot se asgjë nuk dinë pos faktit që do votojnë në rresht.

Presidenti që del nga raundi i katërt ka një detyrim çdo pasdite të marrë Kryeministrin e ta pyesë, po ku je o shyqyri i kombit ?! A  u lodhe sot o mezja e vendit, a të mërziten  o gëzimi i shoqerisë ?! si je o i bukri i tezes?! me mori malli o i miri i dajës! Kush ta prishi qejfin që mos bëftë hajer  o lezeti  i Europës !

A të të bëj një kafe  o Skenderbe, që të mbledhesh midene e ti bësh copash taborret ?!!

Ndërsa Opozita humbi një rast jo për të patur një President se në asnjë cast nuk do ta kishte por për të bërë diferencën etike me një kandidaturë të vetme përbashkuese.

Zjarr Tv Ad