“Nuk është vetëm Dumani i penduar”/ Spartak Ngjela nxjerr informacionin sekret dhe bën propozimin e papritur: Do vijnë nga SHBA…

0
3861
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela i ftuar sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ propozoi ngritjen e dy policive, pa lidhje organike me njëra-tjetrën, në mënyrë të tillë që të luftohet krimi. Ngjela tha se SPAK nuk ka ‘krah’ për të luftuar krimin e organizuare.

Jo vetëm kaq, por Ngjela zbuloi se po flitet se do vijnë nga SHBA 15 specialistë, se nuk është i penduar vetëm Dumani, por janë 4.

Ngjela: Duhet urgjent që të dalë policia e dytë, karabinierë domosdoshmëri. Polici paralele që godasin krimin. Duhen dy polici që nuk kanë lidhje organike me njëra-tjetrën. E lanë, hynë bashkë në korrupsion dhe ka fituar krimi në Shqipëri. A ka nisur krimi që të goditet? po nga SPAK. Por SPAk nuk ka krah. Thonë se do vijnë 15 specialistë nga SHBA. Nuk është vetëm Dumani i penduar, janë 4. Duhen dy polici.

Ngjela: Krimi nuk është si atëherë, është në nivelet shumë të lartë (Kur isha unë ministër i drejtësisë), pasi ka para më shumë se shteti. Çdo njeri që vjen hap ato që të ndihmojë partinë e vetë. I çon gjithë njerëzit ordiner jo specialist në polici. Në polici nuk është kështu, pasi shkon kushdo. Ka një shumësi që duhet ndaluar, se është tepër dhe të ngrihet policia tjetër, karabinieria, apo xhandarmëria. Kjo është domosdoshmëri.

Ngjela: Mua s’më duhet se ça është bërë. Por nuk e kemi ditur se duhen dy polici antikrim, kjo klasikja dhe një më e organizuar.

Zjarr Tv Ad