Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Anëtarja e kryesisë së PD-së Fatbardha Kadiu, u shpreh se shpallja non-grata nga SHBA-të nuk lidhet me ligjet e vendit ku në rastin e Sali Berishës, nuk lidhet me ligjet e Shqipërisë.
E ftuar në emisionin ‘Now’, Kadiu tha se shpallja e kryetarit të PD-së Sali Berisha non-grata, nuk do e pengojë PD-në, pasi sa herë PD haset në vështirësi, bëhet më e fortë.
Kadiu: Për shpalljen non-grata unë kam një perceptim shumë më ndryshe në vetvete. Nëse do të ulej secili për ta definuar, nuk do të shihej si një “hata” që ka ndodhur. Shtetet funksionojnë me ligje. Non-grata është një tullë politike. Kjo nuk ka të bëjë me ligjet e shtetit tjetër.