Ligji i dekriminalizimit nuk kërkon hetim dhe verifikim të thelluar për vërtetësinë e të dhënave që paraqesin drejtuesit e institucioneve publike e shtetërore në formularin e vetëdeklarimit.
Verifikimi i thelluar kryhet në rastet kur kërkohet sipas parashikimeve të ligjit, që janë jo më pak se 10 deputetë, një parti politike, apo mbi 500 qytetarë me të drejt vote.
Por, megjithëse verifikimi i thelluar nuk është i detyrueshëm për të gjitha rastet e emërimeve, apo të të zgjedhurve në poste drejtuese të institucioneve publike e shtetërore, transparenca është.
Pikërisht transparenca është ajo që po shkelet nga institucionet. Sipas një monitorimit të Institutit të Studimeve Politike, rezulton se mbi 90 për qind e rasteve dhe institucioneve nuk publikojnë të dhëna mbi formularët e dekriminalizimit.
E thënë më thjesht, mospublikimi i këtyre formularëve minimizon e shmang mundësinë që subjektet e parashikuara në ligj për të kërkuar verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme ta kërkojnë një gjë të tillë. ISP thotë se kjo devijon pritshmëritë dhe nevojën jetike të vendit për politikë, politikanë, zyrtarë dhe vendimmarrje të pastër dhe me integritet.gatshëm nga Rama, pasi sipas tij, nuk di të shkruajë.