Aleksandër Vuçiç sot është betuar si president i Serbisë, pasi më 3 prill fitoi mandatin e dytë presidencial.
Vuçiç është betuar duke mbajtur dorën mbi kushtetutën e Serbisë, teksa gjatë betimit ka përmendur edhe Kosovë. Në betimin e tij Vuçiç tha se edhe Kosovën do ta ruajë si pjesë të Serbisë.
“Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj, si dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjet, duke ruajtur paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve” tha ai.
Kujtojmë që Vuçiç më 3 prill fitoi mandaitin e dytë presidencial me 58.59% të votave.