Nga Adriatik Dosti
Bravo Vllazni – ja dole !
Luajte nje finale per tu mbajtur mend…dhe fitove te njejtin Trofe per te dytin vit radhazi c’ka nuk kish ngjare me pare ne historine 103 vjecare te Vllaznise…
Shenove , besove dhe fitove…ani pse me vuajtje e me kohe shtese…perballe nje Laci qe meriton respekt per gjithcka beri ne futbollin shqiptar gjate ketij sezoni…
Dy gola qe veshtire se harrohen kollaj si ai i Hoxhajt e vecmas ai i Adilit qe ngriti peshe jo vetem tifozerine shkodrane ne Air Albania por drejt me e thene …nje Shkoder te tere…e pse jo edhe tan shkodrant n’mbar Boten…
Sepse per tifozllik e perjetim zorr se gjen tjeter kend si shkodrant…e veshtire se ka qytet te dyte ne Shqiperi qe jeton me futbollin sic jeton Shkodra !
…Dhe e 70 Kupe e Shqiperise shkon ne Djepin e futbollit shqiptar…ashtu sikurse edhe nje vit me pare…ku po i njejti Trofe pasuroi arkiven e cmuar te Vllaznise…
E 16 finale per shkodranet dhe i 8 Trofe -kupe per ta…dhe historia vazhdon prej vitesh teksa Vllaznia ndjek hap pas hapi tre ekipet me te titulluara te Shqiperise…Tiranen , Dinamon e Partizanin…
…I 12 Trofe per trajnerin e mikun tim te mire e shume te hershem Mirel Josen…nje rekord ky krejt origjinal ne historine e futbollit shqiptar per te…askush tjeter me pare e me shume se ai…5 kampionate, 4 kupa e 3 superkupa …Bravo e te lumte Mirel…kampion e fitues kupash si lojtar e si trajner…
Te shumte ne numer…te ardhur me autobuza, makinat e tyre private e ne menyre krejt origjinale e si dikur edhe me bicikleta…nje nder mrekullite e kesaj finaleje ishin pikerisht ata…tifozet unikale shkodrane …ndaj dhe nje pjese e ketij suksesi ju takon absolutisht edhe
atyre !
Ja dole Vllazni edhe pse une besoja fort se ti do ja dilje ani pse e vetme kunder pothuajse te gjitheve…sepse zoti vonon por nuk harron dhe se e drejta zhytet por nuk mbytet !
Luajte e fitove jo vetem nje Kupe…por edhe nje bilete per ne Europe…
Luajte kunder pisanjoseve qe nuk lane pisllik e mareveshje te ndyre pa bere mes njeri tjetrit ne fund te kampionatit qe Shkodres ti mbyllnin dyert e Europes e Kukesit te Gicit te Partise ti hapnin dyer e penxhere !
Dhe fjalen e kam ketu per katershen Tirana- Laci – Partizani e Kukesi…per arbitrimet tendencioze anti -shkodrane…per Dukaxhinjte anti – Vllazni…etj etj…
Ndaj edhe njehere Bravo te qofte Vllazni e ta lumsha Shkoder…sepse i munde te gjithe …besove dhe fitove !
Si dashamires i YTI -Vllazni e pa diskutim edhe i Shkodra – loces – krenari kombetare…me kete sukses te sotem fitore e Trofe te fituar me gezove fort…
Ndaj Tu rrit Ndera !