Ish-konkurentja e emisionit “Love Story”, Marinela Hysa, së fundmi ka bërë disa dekalarata të pazakonta, ku akuzon për imoralë disa prej personazheve publike.
Ajo tregoi në një intervistë mbrëmjen e djeshme se ëndrra e saj është të bëhet deputete dhe për realzimin e kësaj ëndrre ajo ka një thirrje për kryeministrin Edi Rama.
“Unë i bëj thirrje Edi Ramës të bëjë një bashkëbisedim me mua, unë dua të flas me Edi Ramën dhe t’i tregoj shqetësimet e popullit. Unë kam shqetësime sesi do të bëhem dikushi sepse të gjithë të rinjtë kanë frikë për jetën e tyre. Unë dua t’i tregoj të gjitha problemet që kam hasur këto 10 vite.
Ëndrra ime që e vogël ka qenë se dua të bëhem deputete, por unë nuk e arrita dot këtë sepse punova për t’i bërë shtëpi familjes dhe u detyrova të fitoja lekë dhe e lashë shkollën mbrapa. Po vazhdoj një master shkencor që të bëhem dikushi dhe pa bërë shkollën ekzakte unë nuk mund të kërkoj një vend pune”, ka thënë Marinela Hysa.