Deputeti Petrit Vasili akuzon qeverinë se është pjesë e vjedhjes përmes rritjes së çmimit të naftës.
Bordi i Transparencës vendosi sot që nafta në Shqipëri të tregtohet me thuajse 2 mijë e 500 lekë për litër, ndërsa Vasili tregon se ditën e sotme litri i naftës në Maqedoninë e Veriut tregtohet me 185 lekë të reja.
Reagimi i Vasilit:
ÇMIM KRIMINAL I NAFTËS 248 LEKË!!
Në MAQEDONI në këtë moment çmimi i naftës është vetëm 1850 lekë të vjetra.
Në SHQIPËRI Bordi i Hajdutërisë e ka vendosur 2480 lekë të vjetra litri.
Çmimi Naftës në Shqipëri është 26% më i lartë.
Parlamenti rilindas bashkë me qeverinë grabitqare bllokojnë me muaj të tërë Projektligjin e paraqitur nga LSI për uljen e çmimit të Naftës.
Qeveria dhe oligarkët po mbushin xhepat pa mëshirë me varfërine e popullit.
P.S Foto në Maqedoni është e pak minutave më parë pikërisht në ora 19.