Kreu i grupit parlamentartë Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur pas homazheve që kreu në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani.
Edhe pse kundërshtarë në politikë, Balla vlerësoi lart rolin e Nishanit si president, ku sipas socialistit ai tregoi se ishte gjithnjë në anën e duhur të historisë duke respektuar Kushtetutën.
Taulant Balla: Bashkë me kolegë ministra dhe deputetë, kemi qenë sot për ti dhënë lamtumirën e fundit, një shtetari të respektuar si Bujar Nishani, unë kam pasur mundësinë që të punoj me të dhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Do ruaj respektin për Bujar Nishanin, si kundërshtar, por edhe si politikan, që erdhi nga fusha ushtarake, dhe respektoi Kushtetutën. Pati momentet e duhura kur tregoi respektin maksimal për Kushtetutën, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Nishani, nuk qe e shkruar që të kalonte dhe një tjetër betejë për jetën.
Të gjithë qytetarët shqiptarë i bashkohen ngushëllimeve tona në këtë ditë zie kombëtare.