Kastraveci në Shqipëri nuk rritet në ara por në zyra. Këtë lajm e bën të ditur Organizata e Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO). Në një analizë të kësaj organizate del se në çdo 15 euro mbështetje për bujqësinë, vetëm 1 i shkon fermerit. 14 eurot e tjera shkojnë nëpër zyrat të merren me bujqësinë.
Këta “kastravecat” e zyrave, që rriten me paratë që duhen për mbështetjen e bujqësisë, janë edhe “autorë” dhe përgjegjës për politikat e dështuara në fshat. Me copëzimin e tokave, prapambetjen e teknologjisë , mungesën e mjeteve dhe parave, fermerët ose mbjellin thjesht diçka për të mbajtur frymën ose e japin me qera tek klientët e oligarkisë në pushtet. Shembull për këtë është edhe skema e subvencioneve.
Sipas revistës Monitor “në mënyrë që të ndalojë shpopullimin e fshatit dhe të rrisë produktivitetin e bujqësisë dhe gjithashtu të anëtarësohet në BE, Shqipërisë i duhet të rrisë urgjentisht financimet e drejtpërdrejta për bujqësinë, vë në dukje Organizata e Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO)”
Me raportin 3 euro për hektar fshatarit, 42 eurot e mbetura zyrave ne jemi 18 herë më dobët se rajoni. Nuk bëhet fjalë krahasimi me BE. Në këtë kushte as që bëhet fjalë që fshatari shqiptar të konkurojë me fruta – perimet që vijnë nga jashtë. Mjafton të marrim Kosovën. Aty jepen 69 euro mbështetje, nga të cilat 54 euro I kalojnë drejtpërdrejt fermerit. Në Bosnje, fondi për zhvillimin rural është 66 euro për hektar, 60 euro shkojnë për mbështetje për fermerin dhe pjesa tjetër, administrim.
Në kushtet e këtij parazitizmi dhe të një politike të qartë shpopullimi të Shqipërisë, “kastravecët” e zyrave nuk bëjnë asgjë tjetër veçse thithin çdo mundësi zhvillimi të bujqësisë shqiptare duke e bërë të pamundur zhvillimin e saj dhe po ashtu jetën në fshat. Nga ana tjetër, me këto standarte , bujqësia shqiptare nuk ka asnjë lloj mundësie për t’u qasur në BE.Rritja e fondeve ndaj fermerëve paralelisht me zhvillimin e institucioneve që funksionojnë mirë, janë kushte që duhen përmbushur për thithjen me efikasitet të fondeve të Bashkimit Evropian. Për këtë arsye, në vend që të shkojë bujqësia në Europë, falë politikave të “shtëpisë së kastravecave”, me të gjatin në krye, sot për sot po hyjnë me mijëra vetëm bujqërit në vendet e kontinentit
E padëgjuar! “Shtëpi kastraveci VIP” në administratë
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...