Gazetari Arsen Rusta i revoltuar ka rrëfyer një episod aspak të pakëndshëm që i ka ndodhur në rrugët e kryqytetit.
Përmes një postimi ne “Facebok”, Rusta ka treguar se si një person i cili qarkullonte me mjetin e Rektoratit të Universitetit të Tiranës është treguar i paduruar duke mos dashur të lejojë qytetarët të kalojnë në vijat e bardha. Sipas gazetarit kriminelat dhe ata që aksidentojnë qytetarët në vijat e bardha ndodhen në rektorat.
Postimi i plotë:
Shoferi Rektoratit të Universitetit të Tiranës!!!
Pas meje në makinë. I bie borisë sa ka fuqi në semafor, hec or ti, or legen ishte mimika e dalluar nga pasqyra se sdo presim të gjithë njerzit që kalojnë tek vijat e bardha. Jo do ti presim o zotri por deri sa të kaloj i fundit unë sta hap rrugën. Po kalojnë njerëz tek vijat e bardha. Mqs ti je me furgon rektorati ske të drejtë as ti biesh borisë e as të rrezikosh njerzit.
E gjitha tek kryqëzimi presidencës.
Ky shofer gangster me makinën e shtetit vazhdon arrogancën. Kujtoi se po intimidonte një të mbaruar dhe e kishte frikë.
Përgjigjen e mori, fiks si ato të rrugës.
Tani një apel për Rektoratin dhe policinë rrugore.
Mjeti është furgoni me targa tē vjetra TR.
Pamjet janë ke kamerat e kryqëzimit.
Stafi rektoratit pas ankesës time, po mirë o burrë në shqipëri jemi.
More tutkuna pse ça është shqipëria që ju ta bëni të pajetueshme.
Ju si staf rektorati duhet të jeni shembull. Këta japin edhe tituj doktor shkencash🤐
Pas ankesës zbuloj se rektori dhe administratori ishin më Portugali edhe me taksat e mia.
Ndërkohë makina e këtij institucioni njerzit që kalojnë rrugën ke vijat e bardha i konsideron dele!!!!
Nëse se ndëshkoni zyrtarisht këtë shëmtir publike, kot arrestoni kriminelat.
Kriminelat e ata që shtypin njerëz ke vijat e bardha i keni në rektorat