“E kam njohur që në vitin ’94 kur ishte oficer i ri”- Alfred Moisiu rrëfen miqësinë me ish-presidentin Bujar Nishani: E ftova të ishte pjesë e stafit tim, nuk pranoi se…

0
278
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me të gjitha nderimet siç parashikon ligji, përmes një ceremonie shtetërore, ish-Presidenti Bujar Nishani u përcoll këtë të enjte të 2 qershorit për në banesën e fundit.

I pranishëm për të zhvilluar homazhe ishte dhe ish-presidenti i Republikës Alfred Moisiu, i cili në fjalën e tij për media kujtoi njohjen e hershme me Bujar Nishanin.

Moisiu tha se njohja e tyre daton që në vitin 1994, kur Nishani ishte ende një oficer i ri dhe se marrëdhëniet miqësore kanë vijuar ndër vite.

Ai shton se në momentin që u zgjodh në krye të shtetit e ftoi Nishanin të ishte pjesë e stafit të tij në Presidencë, por ky i fundit refuzoi pasi zgjodhi karrierën politike.

“E kam njohur që në vitin 1994 ishte oficer i ri akoma dhe që atëherë kam pasur relata të vazhdueshme me të. Edhe kur mora detyrën e kryetarit të shtetit e ftova për të qenë pjesë e stafit, por nuk pranoi, vazhdoi në rrugën e Partisë Demokratike. Edhe më vonë gjithmonë kam ruajtur kontaktet dhe kur ka qenë Ministër i Brendshëm dhe i Drejtësisë dhe kur ka qenë president.

Ka qenë një president i mirë, ka luftuar për të zbatuar Kushtetutën. Më vjen keq për këtë ndarje të parakohshme që ka kontribuar për vendin tone”, tha Moisiu.

Zjarr Tv Ad