A do të jetë Gramoz Ruçi president? E zbulon Taulant Balla

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbrëmjen e djeshme ka folur për procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Balla bëri me dije se mazhoranca ditën e shtunë do të shkojë në Parlament vetëm me një emër të propozuar.

I pyetur se nëse mes emrave të propozuar të Partisë Socialsite është Gramoz Ruçi, Balla e bëri të qartë se ka qenë vetë ish-kryeparlamentari ai i cili e dha qartë përgjigjen në muaji nqershor atëhere kur dhe u tërhoq nga politika.

“Shiko keni parasysh diçka se Gramoz Rruçi e ka dhënë ëprgjigjen e vetë qartë për këtë”, tha Balla.

“Ne kemi bërë një proces. Jo se kishim pritshmëri por në çdo rast kemi bërë një proces dhe kemi më shumë se dy muaj që kemi bërë proces konsultimi. Ka patur seanca të tjera me një rreth më të vogël se Grupi Parlamentar dhe kemi diskutuar.

Kemi bërë dy herë diskutime në kryesinë e Partisë Socialsite. Është bërë një process dhe ka dalë një shortlist. Unë nuk dua të hy në detaje, po ka disa emra.

Ne kemi thënë që ditën e parë që nuk do të donim një politikan, anëtar aktual të Kuvendit. Por dua të sqaroj diçka se Presidenti i Republkës ditën e shtunë në orën 18:00 do të zgjidhet nga mazhoranca. Një kandidaturë do të kemi në Kuvend.

Ndoshta do të merret vesh”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad