“Unë do flas por duhet të hapni një burg të ri”, fjalia që Nuredin Dumani ju tha prokurorëve të SPAK

0
259
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Ajo ka treguar se 39 vjeçari kur ka dalë para hetuesve, fjalia e parë që ka thënë ka qenë se ata duhet të hapnin një burg të ri sepse dinte shumë informacione.

“Unë do flas, por juve ju duhet të hapni një burg të ri. Kjo ka qenë fjalia e parë me të cilën Nuredin Dumani nisi dëshminë. Mjafton të provohen krimet, pasi nuk mund të jenë të lirë. Është pajtuar nga grupe të ndryshme kriminale. Unë jam e prirur të besoj dëshminë e Nuredin Dumanit. Ngjarjet që kemi parë, është vetëm maja e ajsbergut e asaj që ka deklaruar”, ka thënë gazetarja.

“Prokuroria e Posaçme është e fokusuar në qytetin e Durrësit, ku janë zhvilluar disa ekzekutime mafioze ku janë përfshirë direkt dhe indirekt Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha. Është fokusuar në Lezhë, ku mendohet se në vrasjen e Aleksandër Ndokës, ka qenë një grup nga zona e Niklës në Krujë, të cilët kanë pasur një tentativë për të pasur marrëveshje me familjen Ndoka.

Pas vrasjes së Aleksandër Ndokës, ka një gjë tjetër. Ka pasur një seri ekzekutimesh të cilat janë dyshuar të lidhura me këtë ngjarje. Ka folur për disa vrasjen në Shkodër ku flet me emra konkrete”, vijoi ajo, e ftuar në emisionin Opinion. Gjithashtu, gazetarja ka treguar se Nuredin Dumani ka ende në mushkëri plumbin që mori në atentatin e Elbasanit.

“Nuredin Dumani ka folur orë të tëra, i regjistruar me audio dhe video, sepse plumbi mund t’i rrezikojë jetën nga momenti në moment. Dumani e ka plumbin në mushkëri dhe nëse plumbi hiqet mjekët thonë se ai nuk mbijeton dot. Kështu që ai do të jetojë me plumbin në mushkëri sa të ketë jetën”, u shpreh Klodiana Lala, gazetare e kronikës.

Zjarr Tv Ad